Ballina Kronike Kanosën me armë pneumatike një shtetas, procedohen penalisht babë e bir. Shkak...

Kanosën me armë pneumatike një shtetas, procedohen penalisht babë e bir. Shkak konkurenca!

Vau i Dejës

Kanosën me armë pneumatike, një shtetas, për motive konkurrence, procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir).

Gjatë kontrolleve në banesë atyre iu gjetën arma pneumatike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks