Ballina Aktualitet Kaos në duelin Vllaznia-Tirana, policia e Shkodrës ndalon 5 tifozë pas përleshjeve...

Kaos në duelin Vllaznia-Tirana, policia e Shkodrës ndalon 5 tifozë pas përleshjeve në tribunën e kryeqytetasve

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë.

Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.

Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks