Në Malësi të Madhe u përkujtua 76 vjetori i masakrës komuniste të Koplikut, një nga ngjarjet më tragjike të Malësisë, ku regjimi komunist arrestoi dhe torturoi 54 burra dhe gra duke vrarë pa gjyq 4 prej tyre, Dom Aleksandër Sirdani, Dom Pjetër Çuni, Taro Keqi, Nikë Mark Rexha. Drejtues të Unionit Mbarëkombëtar të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë thanë se, prej 34 vitesh klasa politike në Shqipëri vazhdon të heshtë për mijra të vrarë dhe të zhdukur gjatë diktatures. Arqipeshkëvi i Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra tha se 6 muaj pas kërkesës së kishës katolike për një projektligj për dënimin e krimeve të komunizmit, Parlamenti Shqiptar është ende në gjumë.
Masakra e Koplikut u përkujtua edhe në kuadër të 23 gushtit, ditës së shiritit të zi e cila është dita europiane e Kujtesës së krimeve komuniste, naziste, fashiste e staliniste. Kreu i unionit i drejtori një thirrje drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar.
Pa thumbuar nuk la as opozitën, ndaj të cilës Ndregjoni kishte edhe një mesazh të drejtëpërdrejtë. Kritika kjo shtresë ka edhe për autoritetin e dosjeve.
Vera e vitit 1948 në Koplik u mbyll në mënyrën më gjakatare të mundshme. Për më shumë se një muaj popullsia civile e Malësisë së Madhe, e njohur për qëndrimin antikomunist, u terrorizua dhe shumë burra e gra u rrahën, u torturuan dhe u vranë.