Tek Vllaznia nuk ka sinjale pozitive, kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga përballja e parë për sezonin e ri futbollistik 2024/25, ai me Partizanin në kryeqytet. Shqetësimi kryesor për teknikun Thomas Brdaric dhe stafin e tij mbeten dëmtimet, ku një pjesë e lojtarëve nuk do të jenë gati për ndeshjen e parë të superligës, e më gjasa mund të mungojnë edhe më gjatë. Kjo u pa që në miqësoren e luajtur të shtunën me Laçin në transfertë, kur fushën e la i dëmtuar Amir Kahrimanoviç. Kroati i mesfushës pësoi terheqje dhe la lojën vetëm pak minuta pasi u aktivizua. Me dëmtime është edhe Ildi Gruda i cili po ashtu u kthye para pak ditësh nga një dëmtim. Sipas të dhënave nga infermieria, ai do të mungojë të paktën edhe për disa javë në fushën e blertë për shkak të shqetësimeve të shfaqura. Edhe mbrojtësi nga Kosova Melos Bajrami do të vijojë të jetë larg ekipit të paktën për disa javë të tjera, ndërsa më lehtë paraqitet situata me Becin dhe Yagon që më së shumti kanë patur shqetësime nga mbingarkesa. Me këtë situatë, tekniku Brdaric duhet të jetë i kujdesshëm dhe deri në fundjave do të mbetet për tu parë se si do të hidhet në letër formacioni që do të zbresë në fushë kundër të kuqve kryeqytetas.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu