Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme në aksin Thumanë Kashar pasi sipas tyre kjo rrugë e re është e paaksesueshme për ta dhe bizneset e tyre. Ndërkohë banorët kanë pasur përplasje me policinë.
Ata kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre. Protestuesit sot kanë bllokuar të dyja anët e autostradës Thumanë Kashar.
‘Me protestuar për rrugën që të çon në Krujë ose fushë Krujë. Se si e ka pre rrugën ky, ose e ka nxjerrë Krujën jashtë harte, e di kryeministri. Të mbyllet kjo rrugë ekzsituese. Janë të gjithë ata banorë që nuk kanë nga të hyjnë apo dalin. Ose do shkojnë deri në Kashar që të dalin. Të mbyllet në këtë mënyrë nuk e di si i ka bërë llogaritë. I bie të na ndaj me autostradën. Ose të na japi zgjidhje, të sjelli një përfaqësues çfarë do bëhet me zonën tonë. Kaq duam ne. Edhe ne nuk do i ndërpresim. Kemi biznes, por varja, por për popullin. Se ne do ikim diku. Kemi kaq vjet tu punu. Të punoj për njerëzit popullin. Jo në këtë mënyrë. Nuk e di a ka bërë llogari, po na zemëron. Të sjelli një përfaqësues. Një kryetar bashkie ose deputet. Jo vetëm një herë në 4 vjet për zgjedhje. Ose ky do të bëjë problem këtu, me vendos traun për jug veri. Edhe atë e bëjmë. S’duam të shkojmë deri atje’, tha njëri prej protestuesve për mikrofonin e Report Tv.
Njëri prej protestuesve shprehet se është gjakosur në përplasje me forcat e policisë.
‘Si të gjithë protestuesit u mundova më hy te rruga. Një punonjës i Shqiponjave më goditi me stil që të mos diktohet. Dhe unë përsëri tentova me hy. I bëj thirrje të gjithëve nga veriu nga Vermoshi deri tek Casa Italia të gjithë popullit shqiptar. Kështu po e bën gjithkund me terror. Të ikim krejt më mirë ta lëmë vendin tonë. I bëj thirrje, ne duam rrugën, nuk duam gjë tjetër. Këta punë e lek nuk të japin, të japin vetëm shkelma’, tha ai.
Duhet thënë se në terren ka një numër të konsiderueshmë të forcave të policisë.