Prokuroria e Posaçme ka përfunduar zyrtarisht hetimet për dosjen ‘Metamorfoza 2’ dhe ka dërguar për gjykim 11 persona për akuza të rënda.
Në mesin e tyre është dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Erzen Breçani, nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim dhe përkrahja të autorit të krimit.
Përveç Breçanit, i cili pak kohe me pare u la i lirë dhe ndodhet në masën “arrest në shtëpi”, në gjyq u dërgua djali i tij, Eralbi Breçani, ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, ish-oficerja e Interpol Tiranës Jonida Babameto etj. Pjesë e kësaj dosje ka qenë edhe Ervin Mata qe kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin. dosja Per maten është vendosur të ndahet për shkak të hetimeve për çështje të tjera .
Sipas SPAK grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës me role specifike, nga financimi, porositja, deri te transporti dhe shpërndarja. Pjesëtarët e grupit shfrytëzonin lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për drogën. SPAK thekson se grupi i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa personave për të marrë informacione si dhe për të kamufluar aktivitetin e drogës siç ishte rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni.
Erzen Breçani ka pastruar paratë e drogës të përfituara djali i tij Eralbi Breçani, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre. Babë e bir kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave. Po ashtu, Breçani i jepte informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangeshin arrestimit nga policia.
Prokuroria e Posaçme shton se sekuestrimi i 446 kg kokainë në Holandë më 5 janar 2021 i atribuohet Ismail Zenelit, Besmir Murtatit dhe Eralbi Breçanit që me Ergys Dashin, tashmë i vrarë, dhe me të tjerë bashkëpunuan për trafikimin nga Amerika e Jugut. Jo vetëm kaq, por Ismail Zeneli me Bujar Ajetin, Adrian Cenajn dhe Dedan Gjoni bashkëpunuan për vrasje të mbetur në tentativë