Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku viktimë është një shqiptar 21-vjeç.
I riu shqiptar, Ani Gjergji është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena.
Mediat italiane bëjnë me dije se 21-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.
I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pas një feste me miqtë e tij. Autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.
Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.