Futbolli shqiptar dështoi sërish në arenën evropiane. Kështu, Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana i thanë lamtumirë Conference League, duke mos shkuar më shumë se turi i dytë. Nëse Vllaznia dhe Tirana dështuan që në turin e parë, shpresa e madhe ishte te Egnatia dhe Partizani, që të enjte u eliminuan në ndeshjet e tyre në Shqipëri. Të katërta klubet e Superligës do përfitojnë shumat përkatëse nga ecuria në Evropë, me UEFA që në total ka akorduar 2.31 mln euro, në bazë të performancës dhe tureve të kaluara. Egnatia kampione e Shqipërisë, ekipi që luajti në turin e parë të Champions League ka mundur të arkëtojë 960 mijë euro, ndërsa Partizani 700 mijë euro. Nga ana tjetër Vllaznia dhe Tirana përfituan 325 mijë euro secila.

Ndarja e shumës nga UEFA:

Egnatia – 960 mijë euro

Partizani – 700 mijë euro

Vllaznia – 325 mijë euro

Tirana – 325 mijë euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu