Ballina Kronike Kundërshtoi policinë, arrestohet 22 vjecari. Ndërsa në Velipojë u shpall në kërkim...

Kundërshtoi policinë, arrestohet 22 vjecari. Ndërsa në Velipojë u shpall në kërkim një 44-vjeçar pasi dhunoi bashkëjetuesen

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Velipojë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin D. N., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.

Stacioni i Policisë Velipojë shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 44 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. S., 28 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” janë hapur disa llogari fiktive me emrin e tij dhe me tekste fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks