Ballina Sport Euro 2024/ Evitojmë “ferrin”, Shqipëria në grupin E me Poloninë, Cekinë, I....

Euro 2024/ Evitojmë “ferrin”, Shqipëria në grupin E me Poloninë, Cekinë, I. Faroe, Moldavinë

Në Frankfurt të Gjermanisë u hodh shorti i fazës eleminatore të Euro 2024. Shqipëria evitoi tre grupet e para të cilësuara si të zjarrta ndërsa Kosova buzëqesh.

Kombëtarja kuqezi do të sfidojë Poloninë në një tjetër fazë eleminatore pas asaj të Kupës së Botës, por edhe Republikën Çeke e Ishujt Faroe e Moldavinë në një grup me 5 skuadra.

Me fat Kosova që sfidon Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Andorrën dhe Bjellorusinë ndërsa grupet B dhe C vendosin përballë Holandën me Francën dhe Italinë me Anglinë.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveçse personaliteteve të shumta të futbollit europian, kanë qenë të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Edoardo Reja dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Edicioni i 17 i Kampionatit Europian do të organizohet nga Gjermania pasi vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2018. Turqia ishte kandidatura më e fortë përballë gjermanëve por nuk arriti të kalonte kandidaturën që u konsiderua më e plotë dhe bindëse për UEFA-n. Gjermania Përëndimore e ka organizuar këtë eveniment për herë të fundit në vitin 1988 por kjo është hera e parë që ky vend e organizon europianin si një shtet i bashkuar.

Kampionati Europian do të luhet në qytetet, Berlin, Këln, Dortmund, Dusseldorf, Frankfurt, Genselkirchen, Hamburg, Leipzig, Munich dhe Stuttgart. Në 9 prej qyteteve është organizuar edhe Kupa e Botës 2006 me ndryshimin e vetëm që në listë është shtuar Dusseldorf. Euro 2024 starton në datën 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e Berlinit saktësisht një muaj më pas në 14 korrik. Në fazën finale do të marrin pjesë 24 finalistë ndërsa Gjermania është skuadra e vetme e kualifikuar automatikisht si vend organizator. Nga 10 grupet eleminatore, dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen për në europian ndërsa pjesa tjetër e 3 vendeve të mbetura do të kualifikohen bazuar në ndeshjen play-off të Ligës së Kombeve me ndarjen e 12 ekipeve në 3 grupe të ndryshme.

Faza eleminatore do të nisë në datën 23 mars të 2023 dhe mbyllet në 26 mars të vitit të ardhshëm. Shorti i fazës finale hidhet në fund të vitit 2023 në Hamburg ndërsa ndeshja hapëse në muajin qershor të vitit 2024 do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks