Anetarja e kryesise se PD Shkoder Izmira Ulqinaku ka reaguar per situaten ne Shkoder ku krimi sipas opozites po sfidon forcen e ligjit.

Te nderuar bashkeqytetare

Krimi dhe rilindja jane binom i pandarë në Shkodër.
Në Shkodrën e artit e të kulturës dominon pasiguria për jetën e njeriut!
Forca e krimit sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Sot Shkodra u zgjua me shperthime lendesh plasese dhe djegie makinash. Skandaloze sesi nje qytet me nje histori te lavdishme sic esht Shkodra, te degradoje pergjate 10 viteve ne cerdhe krimi.
Si ka mundesi qe eshte kaq e veshtire te zbulohen ngjarjet kriminale, ne nje kohe qe autoret i di i gjithe qyteti?!
Cdo shkodran ndihet i pasigurt nga pesha dhe perkrahja ekonomike qe Edi Rama i ka dhene bandave dhe individeve me te shkuar kriminale. Ata sot xhirojne financat e qytetit, kane pushtet ne cdo institucion duke vendosur pjesen me te madhe te drejtoreve, si dhe percaktuan kush do ishte kryetari i bashkise shkoder.
Me ardhjen e Benet Becit, tashme kane te gjithe institucionin e Bashkise Shkoder ne sherbim, me tendera, me punesime dhe me shkarkime nga detyra.

Edi Rama duhet të largohet si përgjegjës kryesor për fuqizimin e krimit dhe mungesën e sigurisë.

Për fat të mirë, shkodranët e kane te qarte se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund te rivendosë rendin dhe sigurinë duke i zhveshur kriminelët nga pushteti politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu