Ballina Aktualitet Tensione në protestën për rrugën Thumanë – Kashar! Përplasje mes policisë dhe...

Tensione në protestën për rrugën Thumanë – Kashar! Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Fushë Krujë

Screenshot

Një përplasje mes policisë dhe banorëve është shënuar në këto momente në Fushë Krujë.

Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.

Qytetarët nuk duan që të largohen nga rruga. Janë edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, që po përplasen me protestuesit.

Efektivët kanë lëshuar edhe gaz lotsjellës. I pranishëm në tubim është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Qytetarët prej 30 minutash kanë bllokuar dy anët e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë që të kenë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Pas ndërhyrjes nga policia, është liruar një nga akset e autostradës Thumanë-Kashar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks