Për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të biznesit për mungesë të fuqisë punëtore, kryeministri Edi Rama inicioi një reformë të re të arsimimit profesional, duke spostuar ditët e shkollës në ambientet e sipërmarrjes.
“Nuk bëhet fjalë që të sjellim disa vajza dhe djem të rinj që të përdoren si shërbëtorë, por bëhet fjalë për ti sjellë që të trajtohem me dinjitet dhe të ndalohet rreptësisht abuzimi me ta. Ata nuk janë aty për të bërë punë që vijnë nga nevoja e sipërmarrjes përkatëse dhe mungesa e burimeve njerëzore”, tha Rama.
Rama deklaroi se për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve, bizneset do të detyrohen të japin një kontribut në Fondin Kombëtar të Aftësimit.
“1% e shpenzimeve të tyre të shkojë për këtë punë dhe ose do të shkojë për këtë punë, ose do tju merret për këtë punë. Do të krijojmë fondin kombëtar të arsimit, që do të mbështesë gjithë këtë proces, duke mos e lënë vetëm në vullnetin e sipërmarrjevem, mbi një bazë kontributesh që do të shkojnë për të financuar zhvilimin e kapitalit njerëzor dhe gjithë këtë skemë të arsimit priofesional. Opsioni më i mundur është që ky 1% të investohet për trajnimin e personelit dhe pë pjesëmarrjen në këtë skemë të arsimit”, tha Rama.
Kjo reformë e arsimit profesional, sipas kryeministrit, bëhet me mbështetjen e Gjermanisë dhe Zvicrës.