Valur rezulton tepër i fortë për Vllazninë, me islandezët të cilët në Shkodër triumfuan thelle 0-4, me “kuqeblutë” të cilët e mbyllin këtu aventurën në UEFA Conference League.

Ndryshe nga një javë më parë, ku Vllaznia tregoi personalitet dhe u ndëshkua vetëm në fund, në “Loro Boriçi”, shkodranët treguan një tjetër fytyrë, në një takim ku mbizotëruan gabimet dhe pësuan tre gola në pjesën e parë. Sigurdsson zhbllokoi rezultatin në minutën e13-të, teksa Tryggvason dyfishoi pas tre minutash, ndërsa llogaritë e pjesës së parë i mbylli Pedersen me golin e minutës së 36-të. Një goditje e fortë për skuadrën e Brdaric, që edhe pse provoi të reagonte e kishte të pamundur, e në krahun tjetër Valur realizoi edhe golin e katërt në minutën e 68-të me anë të Haraldsson. Në fund 0-4 në Shkodër me Vllazninë që eliminohet kështu nga Europa pas rezultatit të përgjithshëm 2-6 ndaj Valur-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu