Ballina Sport Superiorja “zjarr” që në start me 18 gusht, Vllaznia luan në transfertë...

Superiorja “zjarr” që në start me 18 gusht, Vllaznia luan në transfertë përballë Partizanit 

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti që ka përcaktuar kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2024-2025. 10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione. Vllaznia e nis sezonin e ri futbollistik me një përballje të fortë, me të kuqtë e Partizanit. Interesant fakti që derbi i Shqipërisë, Vllaznia – Tirana do të luhet që në javën e dytë, në “Loro Boriçi”. Në javën e tretë Vllaznia luan në transfertë me Skëndërbeun e Korçes, ndërsa në të katërten pret në shtëpi Egnatian. Jo vetëm nisja por edhe mbyllja e 36 javëve kampionat duket interesante ku 3 sfidat e fundit ekipi shkodran i luan fillimisht në 19 prill 2025 me Dinamo City në Loro Borici, më pas në transfertë me Elbasanin dhe rikthehet në shtëpi për ndeshjen e fundit në 1 Maj me Laçin. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Kategoria Superiore” do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks