Ballina Sport Shkodrani Antonio Marku rikthehet në superligë, firmos me Teutën

Shkodrani Antonio Marku rikthehet në superligë, firmos me Teutën

Një tjetër shkodran firmos për Teutën. Pas trajnerit Edi Martini dhe futbollisteve Arsid Kruja dhe Elmando Gjini, pjese e skuadres bregdetare është edhe mbrojtësi Antonio Marku. Rikthim ky në Shqipëri, pas tre viteve të suksesshme ne Kosovë. Në faqen e klubit durrsak shkruhet:

Mirësevjen Antonio Marku!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Antonio Marku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Suharekës në sezonin e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Marku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks