Ish deputeti shkodran Romeo Gurakuqi përmes një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar për gjendjen e arsimit në Shkodër me fokus të vecante gjimnazin Jordan Misja.

Statusi i Gurakuqit:

Gjimnazi “Jordan Misja” ne Qytetin e Shkodres, i themeluar ne vitin 1957, ka qene nje prej shkollave me te mira te mesme te pergjithshme ne Shqiperi, per kualitetin e mesimdhenies, nivelin e nxenesve te diplomuar, por edhe per pergatitjen sportive e aktivitetet kulturore. Ne vitet 1960′, 1970′, 1980′ dhe 1990′, ne kete institucion kane dhene mesim profesoret me te mire te shkencave natyrore dhe shoqerore nga e gjjthe Shqiperia, ne universitetet shqiptare jane regjistruar studente shume te mire, qe sot jane profesioniste te shkelqyer, nderkohe qe nje brez i pare i spikatur diplomantesh kane lene gjurme te rendesishme nder profesione te ndryshme ne kater anet e vendit.

Per nje seri arsyesh qe lidhen kryesisht me emigracionin, por jo vetem,  numri i nxenesve ne kete institucion aktualisht ka rene ne permasa  degraduese dhe rrenimtare, qe ne tregun e konkurences se drejte dhe te padrejte qe operon ne vend, mund ta coje ate drejt fshirjes, mbylljes, arshivimit historik, harrimit te nje tradite.

Mirepo Gjimnazi “Jordan Misja” eshte nje “marke” e sistemit arsimor ne Shkoder dhe ne Shqiperi; eshte marka e arsimit me cilesor ne vend; eshte marka e elites sportive; eshte marka e kultures; eshte vatra me e hershme ku gelonte ne menyren e vet liria e brezit te ri nen diktature, si askund tjeter ne vend.

Me emrin e kesaj shkolle lidhet nje titull shume i mire i diplomes se shkolles se mesme njohur kudo ne sistemin nderkombetar dhe nje trashegimi krenare qe duhet ruajtuar permes korigjimit strukturore.

Jemi ne mbyllje te nje viti shkollor dhe ne prag te regjistrimeve te reja.

Ruajtja e nje Shkolle, dmth e nje Tradite Edukimi, eshte Ceshtje Besimi i prinderve dhe i nxenesve ndaj tij; besimin e sjell profesorati cilesor sidomos ne shkencat natyrore dhe serioziteti, largpamesia e drejtimit institucional.

Komuniteti i gjere qe lidhet me emrin e kesaj shkolle, ish nxenesit,  ish mesuesit dhe drejtuesit e saj, te gjithe jane  shume te interesuar qe Gjimnazi “Jordan Misja”, jo vetem te vijoje, por edhe te riperterihet ne menyre te studiuar permes nje nderhyrjeje profesionale nga ana e drejtuesve te arsimit kombetar.

Ai institucion zamadh i nje epoke, nuk mund te jete kurre “viktima” e pare e renies se gjimnazit shteterore nder anet tona, per nje numer arsyesh qe i permenda me lart dhe te tjera qe nuk eshte vendi ti cek.

Une i shkruajta keto radhe per te dhene nje alarm, per komunitetin qytetar, per drejtuesit e qytetit te Shkodres, drejtuesit e arsimit, Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, per te marre ne menyren me urgjente masat perkatese per mbajtjen ne kembe te ketij institucioni dhe korigjimin strukturor dhe profesional te kuadrit.

Dhe kur them kete, nuk nenkuptoj nderhyrje artificiale per te zgjatur kot se koti nje agoni, ose per te hedhur pak uje ne nje kenete.

Nenkuptoj  nje nderhyrje te miremenduar per te sjelle nje staf te kualifikuar kryesisht ne Shkencat Natyrore, ne Informatike, ne Gjuhet e Huaja; ndertimin e nje Bordi Besimi te Te Diplomuarve te kesaj Shkolle, per te kryer konsultimet e nevojshme,  dhene perkufizimet mbi rekrutimet e reja, rivendosur drejtimin arsimor mbi profesionalizem apolitik, nderlidhjen e institucionit ne fjale me programet nderkombetare te ofruara nga partneret tane permes perfaqesive diplomatike me vend, etj.

Ndërkohe Drejtorja e gjimnazit “Jordan Misja” Blediana Osja Nika i është përgjigjur ish deputetit Gurakuqi, duke mos kursyer ironinë në statusin e saj.

Për Romeo Gurakuqin !

EMËN MADHIN e Shkodrës ,”Rrno për me tregue “- thotë At Zef Pllumi, jo me politizue.

Valle të bukura”paditunije “po hidhen gjithkund në emër t’arsimit në Shkodër .

Po ! Gjimnazi ” Jordan Misja” s’ka pse kthehet në ekstazë narcizizmi për disa persona -“LITETE” këtu n’Shkodër .

Krejt qetësisht e me vetëdije të plotë ,ândrra të kahershme e energji të pashtershme gjimnazi vendosi yllin e tij ndër 31 YJET e ekselencës në Shqipëri .

“Jordan Misja” nuk është një IDEAL që “lind e perëndon ” z.Romeo Gurakuqi ,meqë është e dyta herë që të bjen ndër mend për arsimin n’Shkodër sidomos kur në krye të institucionit  jam unë .

Në këtë gjimnaz vlerësohet “liria ” e sidomos “liria e mendimit ” kjo traditë na jep të drejtë me mbrojtë edhe vedin nga njerëz që vetshpallen si shpëtimtar të së drejtës arsimore siç është rasti i juaj .

Z.Romeo Gurakuqi bashkëshortja juaj punon në nivelet më të larta të drejtorive arsimore  në nivel kombëtar që kanë mundësi me e ndryshu arsimin .

Ka ardhë koha që ato që shkruan për shkak të asaj që “mendon se je “mos të ti ligjërojnë në kafenetë e qytetit .

Sa i përket stafit të gjimnazit ” Jordan Misja” e them me krenari që është stafi pedagogjik me nivelet më të larta të profesionalizmit që kam pasur fatin të punoj e ndihem jashtëzakonisht me fat që po e dëshmoj.

Më vjen keq për ju që keni nevojë për praninë time në arsim me ju kujtu nevojat arsimore ………

Unë nuk e kam fatin e” familjares tuaj “me pasë postet më të rëndësishme në strukturat arsimore në nivel kombëtar sepse nuk jam mësuar t’i shërbej askujt që është “në pozitë ” qoftë edhe me dy rreshta si këto që shkruani ju. Se këtë gjë lë të kuptojë fakti që kujtoheni për gjimnazin “Jordan Misjen” pikërisht tani. Me kaq shumë vonesë.

Faleminderit EMEN MADH që vendose yllin tënd që Jordan Misja të mos harrohet ..

Blediana Nika Osja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu