Sot është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Newspower.al meson se Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik.
Kujtojmë se Kongresi ishte planifikuar paraprakisht që të mbahej më 20 korrik, vendim ky i marrë më parë nga Asambleja Kombëtare.
Shkak për shtyrjen e mbledhjes së Kongresit është bërë angazhimi i disa anëtarëve të Kryesisë dhe çështje organizative.