Ishte një përballje e denjë për finale, me Spanjën e Gjermaninë, që kanë mbyllur 90 minutat e plota, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, me rezultatin e barabartë, 1 me 1, duke lënë për “të diskutuar” kualifimin, për në gjysmëfinalet e Euro 2024, vetëm në kohën shtesë.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Dani Olmo, i cili gjeti rrjetën e Neuer, në minutën e 51’-të të sfidës, pas një pasimi të supertalentit spanjoll, Lamine Yamal, ndërsa të të 89’-n, “diamanti” gjerman, Florian Wirtz dërgon topin pas shpatullave të Unai Simon, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.

Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohës shtesë, për të parë nëse nevojitet luajtja e minutave shtesë apo do të ketë një fitues, me triumfuesin e kësaj sfide, që mund të konsiderohet edhe pretendenti absolut për fitimin e trofeut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu