Bashkia Vau Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik veror, përmes një programi të pasur artistik.
Natyra e pasur e kësaj zone, me liqenin, bjeshkët e ku ndërthuret tradita, historia, gastronomia e pasur, e bëjnë ofertën e saj të pasur për turistët vendas e të huaj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e shtetit Elisa Spiropali, deputeti i qarkut Agron Çela, prefektja Majlinda Angoni dhe kreu i qarkut Edmond Ndou.
Ministrja e Shtetit, njëkohësh drejtuese politike për qarkun Shkodër Elisa Spiropali, tha se kjo zonë me një bukuri të pamatë, ka nevojë për investime në infrastrukturë. Si një qark i patrajtuar ekonomikisht siç duhet për shumë vite, Shkodra duhet të marrë vemendjen e duhur shtoi ajo.
Nuk munguan garat me kajak dhe aktivitetet e tjera që zgjaten për disa orë me radhë, duke u mbyllur me ftesën për të vizituar Vau Dejësin!