Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës në një pallat. Neëspoëer.al informon se bëhet fjalë për shpërthim të një bombule gazi.

Deri më tani s’ka dëme në njerez dhe as materiale. Shpërthimi ka ndodhur në tarracën e pallatit, ku mendohet se po kryhej izolimi i saj. Punëtoret janë larguar sapo ka ndodhur shpërthimi dhe policia po e heton këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu