Këtë të premte po mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 Universiteteve publike, ku 6500 pedagogë dhe 88 mijë studentë po votojnë për drejtuesit e rinj.

Deri më tani procesi nuk është shoqëruar nga incidente, përveçse në universitetin e Shkodrës ku kandidati për rektor, Tonin Gjuraj, hodhi akuza për parregullsi të procesit zgjedhor.

Në pjesën më të madhe të këtyre institucioneve, veçanërisht në Universitetet e Tiranës interesi është më i madh.

Nga ana tjetër mbetet shqetësim për këto universitete fakti se një pjesë e kandidatëve që garojnë për rektor apo dekan janë denoncuar në media për plagjiaturë.

Zgjedhjet nisën në orën 08.00 dhe do të përfundojnë në orën 16.00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu