Ballina Sport UEFA CONFERENCE LEAGUE, Vllaznia përballë islandezëve të Valur

UEFA CONFERENCE LEAGUE, Vllaznia përballë islandezëve të Valur

Vllaznia e pafat ne shortin e turit te pare te “UEFA Conference League”. Goglat e kane vendosur ate kunder nje kundershtari shume te larget, Valur te Islandes. Ndeshja e pare do te luhet ne Islande me 11 korrik, nderkohe qe nje jave me vone do te luhet ndeshja e kthimit ne stadiumin “Loro Boriçi” qe do te vendose edhe per skuadren qe do te kualifikohet ne turin e dyte te ketij kompeticioni. Valur eshte nje skuader nga Islanda e themeluar ne vitin 1911 dhe eshte nje nga skuadrat me te mira islandeze. Vitin e kaluar eshte renditur ne vendin e 2-te te kampionatit islandez, ndersa kete vit ndodhet ne vendin e 3 me 21 pike ne 10 ndeshje. Padyshim qe kjo nuk eshte diçka pozitive sepse kundershtari ndodhet ne kulmin e kampionatit dhe gezon formen me te mire, nderkohe qe Vllaznia sapo ka filluar stervitjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks