Nga Eliona Shkreli

Shefi i Zyrës së Prokurimeve në Bashkinë Shkodër, Ermal Dizdari I cili punon në atë pozicion pune prej mëse 10 vitesh është dhunuar sot në dalje të banesës së Tij me mjete të forta duke përfunduar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Me shkaqet dhe autorët do merren policia dhe drejtësia si institucionet ligjore që duhet të merren me hetimin e këtij krimi.

Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj një funksionari të një pozicioni të rëndësishëm shtetëror, dhe po aq fort dënoj heshtjen e Bashkisë Shkodër, Kryetarit të Bashkisë Benet Beci dhe 3 nën kryetarëve të Bashkisë Rudin Beka, Onid Bejleri dhe Teuta Qyteza mbi rastin në fjalë.

Është e pafalshme që të heshtet nga krerët drejtues Të institucionit të Bashkisë ndaj një punonjësi, vartës të tyre. Heshtja e tyre është miratim i dhunës dhe mungesë ndjeshmërie dhe respekti ndaj funksionarëve publikë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë sa më parë motivet e ngjarjes dhe të çojë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Ermal Dizdarit i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më parë në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve shkodranë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu