Keshilltari bashkiak i PD Imeldi Sokoli ka denoncuar skandalin e radhes te bashkise Shkoder me organizimin e “Fan Zone” per kampionatin europian. Ne shkelje te ligjit, bashkia Shkoder dhe titullari i saj Benet Beci ndermarrin veprime qe anashkalojne keshillin bashkiak dhe detyrimin per konsultim publik.

Statusi i plote i Imeldi Sokoli:

Matrioshkë Skandalesh…

Nqs do që me një veprim të vetëm do të bësh dy skandale njëherësh duhet të pyesësh Bashkinë Shkodër.  Kthimi i lulishtes së Shatërvanit në ‘Fan Zonë’ është një skandal më vete sepse kjo është hapsira e vetme shplodhëse për femijet dhe moshat e treta e cila po çnatyralizohet dhe kthehet ne ‘stadium’ gjë që pengon fëmijet dhe moshën e tretë të përdorin hapsirën. Ky ndryshim i funksionit të hapsirës publike është bërë pa asnjë konsultim publik dhe kjo është shkelje ligjore.

Skandali i dytë qendron në faktin që kjo Fan Zone po menaxhohet nga Le Spot Group Albania një kompani private e cila është përfshirë si palë e tretë në këtë mekanizem dhe është kjo komapni qe merret me vendosjen e kioskave të vogla dhe lidhjen e kontratave me privatet të cilët mund të shprehin interesin për qera marrje për këto kioska. Në këshillin Bashkiak nuk ka ardhur për miratim asnjë marrëveshje mes Bashkisë dhe kompanisë në fjalë për të ushtruar këtë funksion. Hapsira të tilla publike duhet të menaxhohen nga bashkia dhe jo nga palë të treta.

Për ca kohë ujkut i’a varën mushkritë në qafë por koha po kalon dhe dita e llogarisë do vijë shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu