Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Takimi, i cili është në funksion të procesit të rienergjizimit mes socialistëve do të mbahet online.

Mbledhja do të nisë në 17:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Pas tij do të mbajë fjalën Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

Në mbledhje pritet të miratohet edhe pr.vendimi për thirrjen e Kongresit të PS, organi më i lartë vendimarrës në parti që pritet të mblidhet në korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu