Kuvendi miratoi në seancën e sotme me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në total kjo hekurudhë do të kushtojë afro 373 milionë euro ndërkohë që 98.7 milionë euro janë kredi nga BERZH, janë 130 milionë euro grant nga BE dhe pjesa tjetër financim nga shteti. 

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, dhe faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030.Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë. Për projektin e ndërtimit do të angazhohen afro 1000 punonjës ndërsa pas përfundimit pritet të ketë një staf prej 100 personazh që do të punojnë për operimin dhe menaxhimin e linjës. Kjo vepër infrastrukturore do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoret dhe për qëllime ushtarake, vec transportit të mallrave dhe pasagjerëve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu