Ballina Kronike Shiste kanabis në doza, arrestohet 27 vjeçari në Lezhë

Shiste kanabis në doza, arrestohet 27 vjeçari në Lezhë

Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”. Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari që shiste dozat e cannabisit.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit Orsion Kolaj., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Orsion Kolaj, 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks