Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një konflikt ka përfunduar me plagosjen e tre personave.
Shtetasi Mexhit Arapi, 40 vjeç, me një thikë në dorë është futur në një berberhane pranë shkollës “24 Maji” dhe ka goditur me thikë dy punonjësit Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spital.
Dyshimet e para janë se ka qenë në gjendje të dehur. Policia ka arrestuar autorin e sulmit, i cili gjithashtu është transportuar në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi ka mbetur i plagosur në konflikt.
Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore” njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.