Vllaznia mendon për të ardhmen! Ersi Zaganjori do të vijojë të jetë një futbollist i klubit shkodran. Janë vetë kuqeblutë që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare zyrtarizojnë rinovimin e kontratës me talentin e akademisë. Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare e cila skadon më 30 qershor 2027. Zaganjori ishte një nga disa produkteve të akademisë që debutoi këtë sezon me ekipin e parë. Fantazisti luajti 4 ndeshje në Superiore, 1 në Kupë dhe 1 në Final Four, ndërsa ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipet e moshave.  Kjo ishte lëvizja e dytë deri tani për Vllazninë, pas afrimit të Amir Kahrimanoviç nga Erzeni.  

Nderkohe klubi nuk ka ndalur as largimet, pasi është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin Alfred Ajdareviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu