Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të dielë në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.
Sot rreth orës 15:15 një 82-vjeçar i identifikuar me emrin Behar Musaku, pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, Rudina Musakun.
Blutë e Lushnjës njoftojnë se pasi i moshuari plagosi me armë të bijën, ka vrarë më pas veten.
40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.