Ballina Kronike Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari. Arrestohet dhe shoku për… 

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari. Arrestohet dhe shoku për… 

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Beretta”.  

Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.  

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.   

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Beretta”.     

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergest Beqiraj 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Indrit Prençi., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin Beqiraj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks