Ballina Kronike Shkodër/ Po i shisnin drogë malazezit, në pranga nënë e bir! Arrestohet...

Shkodër/ Po i shisnin drogë malazezit, në pranga nënë e bir! Arrestohet edhe 63-vjeçari

Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, operacioni policor “Vendtakimi”.

U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 shtetas (blerësi, shtetas malazez).

Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit Vera Ymeri 58 vjeçe dhe Klintis Ymeri 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin Sait Fikaj 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, Igor Duretiç, 35 vjeç.

Në fshatin Kullaj, shtetasit Klintis Ymeri dhe Sait Fikaj u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen Vera Ymeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks