Ministra dhe deputetë të PS-se janë mbledhur sot në organizim të paralajmëruar pak ditë më parë nga Kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë e nisi fjalën e tij duke bërë një përshkrim të gjendjes së si sipas tij e gjetën vendin në vitin 2012. Rama u shpreh se rendi ishte përtokë, korrupsioni në maksimum, ndërkohë që qytetarët nuk merrnin shërbimet e nevojshme.

Rama u tregua i prerë ndaj korrupsionit duke theksuar se kush ka abuzuar me taksat e shqiptarëve duhet të përgjigjet para ligjit duke theksuar se nuk do të mbrojë askënd.

Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama foli për politikanët e korruptuar.

Kreu i qevrisë sqaroi se ai nuk do të jetë mburojë për asnjë polikan të korruptuar, ndërsa ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Rama tha se Berisha dhe polikanët që po hetohen për korrupsion predikojnë për përgjegjësi morale, për shkak të interesave të tyre personale.

Edi Rama: Përgjegjësi morale që predikohen nga njerëz të izoluar në ballkone për korrupsion apo të dalë fare nga binaret e arsyes, për shkak të hetimeve të korrupsionit të tyre që i ndjek si hije nëpër gjumë, duke mos deklaruar as sa paguhen realisht në ato klubet ku dalin… Një kokë këtu një kokë atje bam e bum ,morali kush e ka radhën për tu dorëhequr…Zyrtarët e lartë janë pjesë e gjithë sistemit ekzekutiv, të cilin ne drejtojmë. Përgjegjësia para ligjit është individuale, por llogaridhënia institucionale

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozitës se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar.

Rama tha se ka hyrë në politikë për të ndryshuar ç’të mundet dhe se deklarata të tilla nuk mund t’i pranojë.

“E treta, kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë se prova është gjë e madhe, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka se sit a pranoj dhe as ta toleroj mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe për të kthyer përmbys çfarë mundet. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen ministra, kryetar bashkie dhe në rastin më të mirë ikin për të mos lënë gjurmë. Ç’më duhet mua kontrolli i SPAK-ut, që unë të shqyhem në dysh ditë natë në krye të punëve. Të kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit. Ç’muhabet është ky?”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar.

Ai tha se Reforma ishte në vullnetin e PS, pavarësisht se ndërkombëtarët nuk ishin dakord.

“Le t’i hapin kartat, BKH është në programin tonë të vitit 2009. Si na e imponuan ne Reformën në Drejtësi ambasadat, Amerika, Europa, kur ne na u desh shumë kohë për t’i bindur vetë ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm dhe për t’i bindur që vullneti ynë ishte pavarësimi i drejtësisë nga pushteti politik. Po ku bënte vaki që të shkruheshin gjithë ato faqe analiza bashkë me ekspertët ndërkombëtarë, port ë mos ishte villneti i hekurt i Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, si do ndodhte kjo nëse ne nuk do ishim të vendosur që most ë dëgjonim asgjë, asnjë, madje dhe zëra brenda nesh, jonë të tjerë që thoshin “e kuptoni që kështu do ikim për lesh”, në kuptimin që “e kuptoni që kështu nuk do jemi më ne që vendosin ditën dhe natën kur zbardhet dhe kur ngryset”. Çdo bënin ambasadat nëse ne do ishim si gjithë të tjerët, bashkë me gjithë të tjerët, që ishin për zhvillimin gradual”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Rama tha se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.

Kryeministri tha se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.

Edi Rama: Nuk jam mburoja e asnjërit qe vjedh. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësinë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e pandryshueshme dhe e pakëpërcyeshme. E kam thënë publikisht mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe me asnjë dërrasë të kalbur që larg qoftë mund të shkelni, kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë cfarë bën, prandaj nuk jam une e PS që e lëshon kur i dridhet tona nën këmbë. Ata që thonë se Rama i përdor e kanë gabim. Ata janë mollë e kalbur që bie vet.

Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur me politikën, teksa theksoi se PS nuk komenton çështjet që hap SPAK.

“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Rruga e jetës na bashkon me kaq shumë të tjerë për 10001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim, edhe n zgjidh për një vepër të ulët si tradhtia. Unë kam pasur mundësinë të punoj me 40 e ca ministra dhe u kam thënë se kushdo që lufton për qëllimet e përbashkëta, më ka në krah, por kush gabon duke menduar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do të më ketë në krah as mua as Partinë Socialiste, por vetëm avokatin e vet.

Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb kur do të hidhet, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret. Kjo parti dhe qeveri nuk bëjnë dot asnjë koment  për çështjet që hap SPAK-u. Madje sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën vetëm nga SPAK-u. Keq më vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin e ri, kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur pas qerres së pushtetit politik”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se PS është e para parti në historinë e Shqipërisë që ka që ka dorëzuar një “armë” me të cilën të gjithë politikanët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë

Me  tone të ashpra, Rama tha se drejtësia e re nuk fal asnjë politikan që shpërdoron postin  në poltik dhe vjedh taksat e qytetarëve.

Ai tha se PS është vetçarmatosur nga “arma” që deri tani shumë politkanë përdorinin për vetëmbrojtje.

Edi Rama: Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë.. Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi.

PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Nuk do celeshin kurrë negociatat për antërësim në BE nese Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, në krahasim me atë që ishte, ku nuk i jepnin as statusin për në BE…Shqipëria e ka kaluar më të keqen, nuk ka qenë kurrrë më afër antëarësimit në BE, nuk ka qenë kurrë më parë shtet demokratik dhe europian se sa sot.

E para parti politike në histori që kemi dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të terët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë, ne jemi vetcarmatosur dhe falë intuitës politike të popullit shqiptar që ka kuptuar se kjo parti e vetmja që ka ambicie ta çojë këtë vend në BE dhe për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së. .

Pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri, për ti hapur Shqipërisë rrugën drejt majës. Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, ose kjo dallga e drejtësisë së re kundër abuzuesve të pushteti politik do të thyhet në shkëmbijntë e kudondodhur të kulturës politike. PS nuk ka për të pasur dot një NE të njëjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu