“Lule për lulet”! Ishte ky mesazhi që bëri bashkë qytetarët e Shkodrës në një homazh pranë urës së vjetër të Bunës, ku hodhen tufa me lule, në nderim të nënës që i dha fund jetës me 3 fëmijët e saj.
Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit. Ajo bëri apel që gratë dhe vajzat, apo edhe fëmijët të denoncojnë dhunën.
Gjithashtu mësohet se bashkia Shkodër ka anuluar koncertin e mbrëmjes së festes së 6 Majit, ditës së luleve, pas tragjedisë ku nëna me 3 fëmijët i dha fund jetës në ujërat e lumit Buna.