Vuri lokalin në Koplik, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me makineta, procedohet penalisht administratori dhe sekuestrohen 3 makineta.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 23 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrolli i kryer në lokalin që administronte ky shtetas, në Koplik, u gjetën 3 makineta që shërbenin për lojëra fati.
•Ky komisariat gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. S., 64 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një ndërtesë të pabanuar, në Koplik, dhe si pasojë është djegur një sasi bimësh medicionale që ndodhej brenda banesës.