Ballina Analiza dhe Komente Pas Sali Berishës, deputetja demokrate ”shet” edhe Lulzim Bashën!

Pas Sali Berishës, deputetja demokrate ”shet” edhe Lulzim Bashën!

Pasi shiti Sali Berishën, deputetja demokrate Jorida Tabaku shet edhe Lulzim Bashën. Njeriu që deri dje i bënte avokati dhe ishte krahu i djathtë i ish kryetarit të PD, në parti dhe bashkinë e Tiranës, sot i del kundër dhe kërkon hetim nga drejtësia. E pyetur për lobimet ruse, Tabaku i komentoi me një paqendrueshmëri deklaratash nga kolegët e saj.

“Në vitin 2017 disa kolegë të mitë të PD e mbrojtën dhe thanë që nuk ka mundësi që të ketë para ruse në PD. Sot, po ato kolegë të mi që atëherë e mbrojtën, sot janë duke atakuar dhe paskan thënë që mund të ketë një mundësi që ekziston. Thirrja ime e vetme është për organet e drejtësisë  që të flasin për këtë çështje, të ketë transparancë  në këtë proces”.

Por përse Jorida Tabaku po i del kundër Bashës, njeriut që deri dje e mbronte e madje nuk pranonte të diskutohej kjo çeshtje. A mos vallë edhe njeriu i besuar e ka kuptuar fundit e ish kryetarit dhe faktin që nuk ka hapa pas?! Loja është hapur dhe ata që dikur vraponin ti dilnin në krah e ti bënin mbrojtjen pa kushte, po e shesin dhe braktisin hapur Lulzim Bashën. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks