“Po gjuaja peshk kur e pashë. E gjeta në fund të pyllit”. Kështu ka deklaruar peshkatari që gjeti sot rastësisht trupin e pajetë të 9-vjeçares sot në lumin Buna në Shkodër. Ndërkohë, nëna dhe motra dhe vëllai i vogëlushes rezultojnë ende të zhdukur.
Peshkatari Safet Hasani bashkë me palombarët e RENA-s, kanë kontrolluar ujërat e Bunës.
Ai tha se ishte i tronditur nga ngjarja në fjalë, që ka shokuar opinionin publik. Kujtojmë se për ngjarjen pas hekurave ra babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, që akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes 9-vjeçaren, po ashtu dhe bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tjerë, ndërsa dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre. Ndërkohë në trupin e vogëlushes u gjetën shenja dhune. Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë.