Prej afro katër orësh në fshatin Turistik të Thethit mungon energjia elektrike. Bujtinat të cilët presin turistë të shumtë nuk janë ende të informuar nëse duhet të pranojnë apo jo rezervime për ditën e sotme për shkak të mungesës së energjisë elektrike pasi nuk kanë asnje njoftim zyrtar nga OSHEE. Mungesa e energjisë elektrike sjell shumë probleme për bujtinat në Theth duke dëmtuar kështu turizmin dhe duke krijuar një imazh jo të mirë edhe në sytë e turistëve. Banorët e Thethit dhe pronarët e bujtinave kërkojnë që energjia elektrike në Theth të kthehet sa më parë sepse ndryshe do të krijojë me shumë probleme./star+
Ballina Aktualitet Thethi pa energji elektrike, OSHEE asnjë njoftim. Goditet turizmi, e diela mbushur...