Një shqiptare kampione në Kanada. Amina Nabolli, vogëlushja shkodrane ka fituar medaljen e artë në “Open International de Montreal 2024” në sportin e karatesë duke perfaqesuar “akademin e karates Alexandru Sorin” ne Montreal. Ajo ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara ne kategorine e saj +32kg ne moshat 8-9 vjec, duke dalë e para dhe duke u ngjitur në podium mes më të mirëve. Nabolli e cila përfaqesoi shtetin kanadez në këto gara me pjesmarrje të gjërë të grupmoshave nga vende të ndryshme, ushtron sportin e karates prej 6 vitesh! Ne aktivitetin internacional “montreal open 2024” marrin pjese mbi 1226 atlete kryesisht nga disa kontinente!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu