Ballina Sport Vllaznia nuk vdes kurrë, shkodranët fitojnë me gol “In Extremis”

Vllaznia nuk vdes kurrë, shkodranët fitojnë me gol “In Extremis”

Vllaznia nuk vdes kurrë. Shkodranët triumfuan ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, falë një goli në fund të Dodaj. Bekim Balaj dha sinjalet e tij që në fillim. Sulmuesi provoi me kokë në minutën e tetë, por pa u koordinua si duhet, ndërsa në të 10-tën ishte shtylla që e ndali nga goli.

Dinamovitët u zgjuan në minutën e 22-të. Pas një gabimi në prapavijën shkodrane, Denison u përpoq që të përfitonte, por s’kishte saktësinë e duhur. Në të 40-tën, sërish Bekim Balaj protagonist, ai mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, me sferën që përfundoi jashtë.

Ekipi i Dritan Mehmetit “flirtoi” me golin pas një ore loje. Traversa i mohoi golin Qefaliajt, pas një aksioni të shpejtë. 13 minuta nga fundi i kohës së rregullt, ekipi i Bërdaric reklamoi një penallti pas një rrëzimi në zonë të Grudës, por arbitri nuk kishte të njëjtin mendim.

Në kohën shtesë, Vllaznia ia doli të merrte 3 pikët pas golit të Dodaj, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë. Dinamo është në vendin e katërt me 48 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks