Pas kryeqytetit ishte Shkodra ndalesa e dytë e Javës së Europës 2024. Delegacioni i Bashkimit Europian përmes një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin dhe kremtimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të njeriut përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe paneleve të diskutimit, shtrihet kështu nga veriu në jug. Sivjet organizimi në kryeqendrën e veriut u spostua në pikën turistike të Shirokës, mes bukurive të natyres dhe vlerave që ka ky qytet. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se Unioni bazohet mbi disa vlera dhe mbi të gjitha është barazia. Që Shqipëria të jetë sa më parë vend anëtar i unionit me të drejta të plota, ambasadori kujtoi edhe detyrat që duhen përmbushur.

Silvio Gonzato, ambasador i BE: 

Është vërtetë kënaqësi të jemi sot këtu në Shkodër me këto organizime. Kemi 3 tema kryesore të cilat do të fokusohemi: Gjithëpërfshirja, larmishmëria dhe të drejtat e njeriut. Janë 3 vlera që duam ti promovojmë në këtë javë të Europës. Roli i delegacionit të BE është që ne ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Por që të bëhet shtet anëtar duhet të ndryshojmë shumë gjëra, vendi të modernizohet, infrastruktura të ndryshojë, standartet të përmirësohen. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos mbetet pas. Në procese të tilla ka grupe të cënueshme në shoqëri, ndërkohë që vendi ecën përpara, ato mbeten pas. Ata që nuk kanë patur mbështetjen që kemi patur ne. Mos të harrojmë që ka dhe të tjerë në shoqëri që mund të ndihmojmë. Ti kuptojmë dhe vlerësojmë njerëzit për atë që janë. Kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, nuk do të bëhet pjesë vetëm e një komuniteti ekonomik, por edhe të një komuniteti vlerash. Po të shoshësh nenin 2, thuhet se Bashkimi Evropian bazohet mbi disa vlera dhe kjo përfshinë barazinë. Të mos harrojmë se në shoqërinë tonë jemi të gjithë të barabartë”.

Me ftesën eksploroni projektet tona dhe mësoni se si BE po e mbështet Shqipërinë për të nxitur gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut, ky organizim do të vijojë në qytetet e tjera të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu