Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar që u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S.K., 68 vjeç, F. K., 30 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre.

Në lagjen “Liria”, një përson i paidentifikuar ka vjedhur në banesën e shtetases F. H., 65 vjeçe, një varse floriri dhe dhe një celularë. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu