Ballina Analiza dhe Komente Velipoja “noton” në mbeturina, Shkreli: Bashkia vijon propagandën

Velipoja “noton” në mbeturina, Shkreli: Bashkia vijon propagandën

Keshilltarja bashkiake Eliona Shkreli ka denoncuar skandalin me pastrimin ne zonen turistike të Velipojës. Mbeturinat kane pushtuar kete zone kur do te duhej te ishte gati per sezonin turistik.

Statusi i Shkrelit:


Kjo është Shëtitorja e Velipojës turistike sonte…

Dje ishte 1 Maji, ditë e cila gjithmonë (për aq sa mbaj mend unë) ka çelur sezonin turistik në plazhin e Velipojës pasi shkodranët në këtë ditë pushimi kanë preferuar gjithmonë të kalojnë festën zyrtare në bregdetin e Velipojës.

Pasi hoqi traditën disa vjeçare, atë të aktiviteteve që Bashkia Shkodër ka organizuar gjithmonë për të simbolizuar çeljen e sezonit turistik në plazhin verior, kryebashkiaku I Shkodrës dhe stafi i Tij ‘profesionist’ të cilët ndërmorën reforma e ristrukturime që do sillnin shërbime cilësore për qytetarët, e kanë lënë plazhin e Velipojës në gjëndjen më skandaloze të mundshme, mes grumbujve të mbeturinave mbi kazanë e në tokë, pa u kujdesur aspak për këtë pikë të rëndësishme turistike.

Ndërkohë që në rrjetet sociale propagandohet puna e ‘mirë’ në menaxhimin e #ShkodrësSëPastër, ky është realiteti, përtej fasadës Benetiane.

Kjo është mënyra se si Bashkia Rilindase çel sezonin turistik në Velipojë, ndërkohë që vetëm 1 vit më parë sezoni çelej me aktivitete sportive dhe koncerte në mbrëmje që mbushte bregdetin dhe shëtitoren e Velipojës plot me njerëz e sidomos me të rinj.

Situata është e turpshme, prandaj në cilësinë e anëtares së Këshillit Bashkiak i bëj thirrje Bashkisë Shkodër të marrë masat e të menaxhojë situatën e mbeturinave, sidomos në pikat turistike të cilat duhet të jenë dhe burim të ardhurash për bizneset dhe vetë Bashkinë. Kjo situatë është e pafalshme pasi tregon indiferencë totale ndaj një kryepremtimi që vazhdon premtohet e në rastin më të keq propagandohet se tashmë Shkodra është më e pastër kur në fakt s’ka kenë asnjëherë tjetër më ‘beterr’ se sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks