Paralizimi i sektorit të ndërtimit si pasojë e bllokimit të dhënies së lejeve nga pushteti vendor, ishte një prej pikave ku këshilltarët bashkiak të opozitës, hodhën akuza ndaj drejtuesve të bashkisë Shkodër. Sipas tyre kjo po ndikon drejtëpërdrejtë jo vetëm tek ndërtuesit, por edhe fuqia punëtore e cila po detyrohet të largohet drejt Malit të Zi, apo vendeve të tjera.

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit Taulant Dibra e mohoi se ka një bllokim të lejeve të ndërtimit. Sipas tij ka vetëm një ngërç në zonat historike i cili pret një zgjidhje. Ai shtoi se gjithashtu do të ketë një rishikim të planit vendor, gjë e cila bëhet çdo 5 vite.

Përtej pretendimeve të bashkisë Shkodër, këshilltarët e opozitës thonë se bllokimi i lejeve të ndërtimit është një ankesë prej afro një viti e ndërtuesve në Shkodër, që ka krijuar kolaps në këtë sektor. Sipas tyre kjo po detyron investitorët të ikin në qytete të tjera, duke dëmtuar ekonominë vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu