Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në një takim një delagacion nga Italia, të kryesuar nga ish kryebashkiakë të komunave të Forli dhe Predappio, si dhe pedagog e arkitekt të njohur. Fokusi i bisedës mes tyre ishte tek bashkëpunimi mes rajonit të Shkodrës dhe komunave në Itali, një traditë kjo që prej vitesh është prezente, në zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe shtrirjen e fushave të veprimit mes tyre. Italia është një aleate e hershme e vendit tonë, që shqiptarëve ju është gjendur pranë në ditë të vështira tha në fjalën e tij Ndou.

Duke e falenderuar Ndoun për këtë mikpritje, të zgjedhurit vendorë dhe pjestarët e këtij delegacioni theksuan rëndësinë që ka sot zgjerimi i bashkëpunimit, në kuadër edhe të integrimit europian të vendit tonë. Process që sipas tyre duhet të ndodhë sa më parë.

Në fund për të pranishmit, Ndou ju dhuroi albumin e Shkodrës, një prezantim i pasurive dhe vlerave që ka ky rajon, ndërsa la të hapur mundësitë e bashkëpunimeve të reja me këto komuna në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu