Anëtari i Kryesisë në PD, Bardh Spahia ka reagur në rrjetin e tij social facebook rreth reportazhit të telvizionit italian Rai. 

Spahia ka shkruar se reagimi i Ramës prej një mafiozi të zënë flagrant nga një media e lirë europiane vërteton dhe rrit më shumë jehonën e alarmit mbi shtetin kriminal që ka ngritur Rama.

Rama po kërkon të fshihet pas shqiptarëve pasi gazetarët dhe autoritetet e antimafias ndërkombëtare po drejtohen drejt tij.

Reportazhi i stacionit televiziv shtetëror italian Rai 3, nuk është kurrsesi baltosje ndaj Shqipërisë e shqiptarëve siç poshtërsisht e në mënyrë shumë djallëzore tenton ta shesë Edi Rama i cili kërkon të fshihet mbas shqiptarëve kur gishti i gazetarëve dhe autoriteteve antimafia ndërkombëtare drejtohet ndaj tij, por një këmbanë alarmi nga një ent shumë prestigjoz, një skaner mbi realitetin që çdo shqiptar e njeh shumë mirë sepse prej më shumë se 10 vite e vuan mbi kurriz e nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës apo konkurrencën e ndershme, sigurisht e njohin krejt mirë organet ligjzbatuese të vendit të cilat i kontrollon plotësisht, por edhe ato të huaja (Italiane, Belge, Gjermane, Angleze, Hollandeze, Franceze, Amerikane etj.) ku rëndomt u del emri i Ramës dhe familjarëve të tij në hetime të ndryshme.

Reagimi prej mafiozi i Ramës të zënë në flagrancë ndaj një media të lirë të një vendi europian vërteton edhe më tej dhe rrit jehonën e alarmit mbi shtetin kriminal që ka ngritur Rama. Ky alarm i ngritur nga çdokush që gjen kurajon për të thënë të vërtetën, mbetet shërbimi më i mirë që i bëhet mardhënieve mes dy vendeve tona të cilat miqësinë e kanë pasur të bazuar në raporte historike vëllazërore dhe korrektese institucionale të funksionimit të shtetit ligjor ku rregjimet autokrate dhe qeveritarët mafiozë përbuzen, neveriten e luftohen me çdo mjet dhe nga kushdo që ka zgjedhur të jetë nga ana e ligjit dhe të mbrojë vlerat e parimet që na bashkojnë e që europa e perëndimi më së miri përfaqëson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu