Klima e tensionuar politike dhe konfliktet e vazhdueshme, e kanë larguar vemendjen e të zgjedhurve të popullit prej halleve të qytetareve, duke krijuar një situatë të rëndë në vendin tonë. Shqetësimi vjen nga bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë, të cilat paralajmërojnë rikthimin e valës së protestave për shkak të kësaj situate. Nga Shkodra raporton newspower.al presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja deklaroi se Shqipëria po shpopullohet dhe po tentohet që të ikurit të zëvëndësohen nga emigrantë të vendeve të treta.

BSPSH do të kërkojë prej qeverisë shqiptare ndërhyrje të fortë edhe në skemën e pensioneve, pasi sipas Kalasë nuk mund të ketë më në Shqipëri të moshuar që marrin pensione qesharake. Sindikata kërkon që pensioni minimal të shkojë në 40 mijë lekë, po aq sa paga minimale.

Në kryeqëndrën e veriut u mbajt konferenca e VIII zgjedhore e BSP Rajoni Shkoder, ku u rikonfirmua në krye të saj Albert Tukaj informon newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu