Ballina Bota 18-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit, në gjendje të...

18-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit, në gjendje të rëndë në spital

Një 18-vjeçar shqiptar është aksidentuar ditën e sotme ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Milano.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari shqiptar ka rënë nga 10 metra lartësi ndërsa ishte duke punuar në Via Senato 13 në Milano.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00.  Sipas mediave i riu shqiptar po punonte për rikonstruksionin e godinës, por ende nuk dihet ekzaktësisht rrethanat e ngjarjes.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks