Nga Greta Bardeli

Turizmi në zonën e Dukagjinit, është një turizëm dhjetë mujor që siguron të ardhura për atë zonë dhe banorët e saj. Nëse sot ajo zonë ka aq banorë që ende kanë zgjedhur të qendrojnë aty, vjen sepse po luftojnë përditë që të mbajnë veten aty.

E duan tapinë e tokës jo për të ndërtuar resorte me beton,por për të zhvilluar turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë.

E duan tapinë e tokës,sepse ekonomia e tyre është ajo e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit mes njëri tjetrit.

E duan tapinë e tokës edhe pse infrastruktura rrugore,qëndrat shëndetësore dhe ato arsimore mungojnë nga Pulti -Shoshi-Shalë.

Por sa herë, sa herë që kjo zonë përpiqet të jetojë e qetë, qeveria bëhet pengesë ndaj kërkesave të tyre.

Dhjetra familje në zonën e Dukagjinit kanë aplikuar në Agjensinë e Trajtimit të Pronave për një çertifikatë pronësie dhe në këmbim kanë marrë heshtjen e qeverisë që refuzon t’u japë atyre pronën.

nekrahteqytetareve

shkodraepara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu